Home » , » Dita e 100, banorët të emocionuar

Dita e 100, banorët të emocionuar

Big Brother Albania 8 :   Banorët janë të gjashtë në sallon dhe po komentojnë që nata e sotme do të jetë nata e fundit në shtëpinë më të famshme të shqiptarëve. Ata shprehen se janë shumë të emocionuar për ditën e nesërme dhe mendojnë që do të kenë shumë emocione.

Alba komenton duke i thënë Xhensilës se “nesër vëllai i Xhensilës, Eraldi do sjell gjithë fisin në Tiranë për të mbështetur Xhensilën”. Veseli shprehet “se është bërë nostalgjik dhe do i mungojë shumë shtëpia dhe banorët”.

Banorët, ndërsa janë të gjithë komentojnë duke thënë “se sot është darka e fundit mes tyre në Big Brother, ata ngacmojnë Fabianit se ai është aq shumë i fiksuar pas gatimit, sa e ka menduar një javë para se çfarë do gatuaj nesër për drekë.