Home » , » Eleonora melankolike; buzëqeshja kthehet në shoqërinë e Albës dhe Fabianit

Eleonora melankolike; buzëqeshja kthehet në shoqërinë e Albës dhe Fabianit

Big Brother Albania 8  :   Alba dhe Xhensila për një kohë të gjatë kanë imituar Fabianin dhe ai i qetë duke qeshur nuk i ka kundërshtuar. Eleonora është shkëputur nga banorët e tjerë dhe ka qëndruar e vetme në ballkon.

Ajo është përlotur dhe nuk ka biseduar me asnjë nga banorët. Heshtjen e saj e thyen ardhja e cigareve në shtëpi. Ajo ndihmon Fabianin dhe Veselin në ndarjen e cigareve. Për të pirë kafen i bashkohen në ballkon Fabiani dhe Alba.

Eleonorës i kthehet buzëqeshja në shoqërinë e Fabianit dhe Albës. Kafe dhe cigare në shoqëri është gjithmonë ilaçi më i mirë.