
Banorët tashmë janë veshur dhe janë ulur të gjithë në dhomën e ndenjies. E ndërsa ata diskutojnë për spektaklin e sotëm, në sfond dëgjohet zëri i Big Brother që fton banorët të dalin të gjithë në oborr. Banorët çohen dhe dalin të gjithë në oborr, por aty surprizohen nga shndërrimi i oborrit në një ambient shumë të bukur.
Banorët ftohen të ulen aty dhe duke ju uruar që të shijojnë këtë finale, ndjekin në monitor një klip. Në të shfaqen foto të gjithsecilit, që nga fëmijëria dhe familjarët që flasin për ta. Të kënaqur banorët ndjekin këtë klip. Kështu nis finalja e madhe për ta.