Tea mund ti thotë vetëm se ai nuk e kupton dhe se nuk i kanë pëlqyer veprimet e tij. Veseli i shpjegon se ai ka qenë shumë i qartë me çfarë ka nënkuptuar deklarata e tij “më pëlqen”. Ai i thotë: “unë kam thënë më pëlqen Tea por koncepti është se për mënyrën si duket për format qe ka dhe kontakti fizik qe kam unë ne këtë rast me ty”.
Veseli vazhdon të thotë: “kur ti thua që Fisniku e ke shok dhe Fisniku thotë që të pëlqejë ti si do reagosh në këtë situatë?, e ke pas edhe me mua, por ti reagove në një mënyrë”.Tea i thotë se ajo e vlerëson dhe ndihet shumë mirë më Fisnikun por ajo sërish thotë se nuk e sheh më shumë se shokë. Pas kësaj Tea e pyet se çfarë e shqetëson Veselin në këtë mes dhe ai thotë se është ndjerë i fyer për mënyrën se si ajo reagoi javën e shkuar kundrejt tij vetëm për faktin se ai i tha “të pëlqejë”.
