Home » , » Eleonora-Fatjonit: “Nuk jam mazokiste. Ishte një lojë për ju”

Eleonora-Fatjonit: “Nuk jam mazokiste. Ishte një lojë për ju”

Big Brother Albania 8   :   Banorët janë kudo nëpër shtëpi dhe të gjithë sqarohen me njeri-tjetrin për çfarë kanë parë në klipe gjatë spektaklit. Eleonora shkon tek Fatjoni dhe i kërkon atij shpjegim për fjalën hipokrite. Fatjoni i thotë se ai e sheh hipokrite në çdo gjë që i flet dhe bën.

“Ke parë ti ndonjëherë që unë të përqafojë dikë dhe të flas pas shpine” e pyet Eleonora. Pas dhënies të shumë rasteve nga Eleonora Fatjoni duket si i zëne ngushtë nga mos mungesa e fakteve për ta nxjerrë keq Eleonorën, ai kujton se ajo ka gënjyer në prezantimin e jetës së saj tek kolltuku i rrëfimeve.

“Ajo që ju ngeleni si bllok me mua është kjo e jetës time. Unë nuk kam ardhur nga një kuti por publiku jashtë më njeh. Unë atë e bëra për lojë sepse nuk më pëlqeu që u zgjodh ajo mënyrë për të thënë se kush jeni” i shpjegon Eleonora. Fatjoni duket se ngelet keq pas këtij shpjegimi por gjithsesi ai vazhdo ti thotë se ajo nuk është e vërtetë.

“Ajo që kam bërë unë dhe ky mazokizmi që kam thënë nuk kam asnjë lloj lidhje me atë që unë jam. Për të mos ju dhënë juve material nga jeta ime, që të ma përdorni me pas, unë kam luajtur me këtë imagjinatë” i thotë ajo. Fatjoni i tashmë i thotë se ajo nuk është hipokrite por e shtirur. Eleonora i thotë se nuk është shtirje zotësia e saj për të provokuar dhe për të luajtur me fjalët e tyre.

Debati tyre vazhdon për nj kohë shuam të gjatë. Eleonora e mbyll me fjalën “nuk më një Fatjoni dhe do të jap mundësi që të më njohësh” ndërsa Fatjoni largohet i bindur në veten e tij se Eleonora është e shtirur.