Home » , » Fatjoni i shpall sfidë Eleonorës

Fatjoni i shpall sfidë Eleonorës

Big Brother Albania 8  :  Debati mes Fatjonit dhe Eleonorës vazhdo dhe pse në forma të ndryshme. Xhensila komenton sjelljen dhe opinionet e të tjerëve por kryesisht të Eleonorës për marrëdhënien e saj me Fatjonin. Fatjoni u kërkon që të luajnë me letra të hapura. Xhensila e mbështet të dashurin e saj por largohet dhe nuk shkëmben asnjë fjalë me Eleonorën

“Unë them që të mblidhemi dhe të çohen në këmbë ata banorë që e quajnë veten më të fortë dhe tu kërkojmë që të dalin në nominim .Dua të jemi në nominim ne të dy” i thotë Fatjoni. Eleonora me qetësinë më të madhe i përgjigjet se ajo i sheh të gjithë lojtarë të fortë dhe se nuk i ofendon duke iu kërkuar që të dali në nominim si më e fortët.

Fatjoni këmbëngul dhe kërkon që të dali në nominim vetëm për vetëm më Eleonorën Ai është i sigurt në vetë se shtirja e Eleonorës nuk do të triumfoi mbi të vërtetën e tij. Eleonorës i duket pak qesharake kjo që Fatjoni i thotë dhe e qetëson duke i thënë se shumë shpejt do vijë dita që ata të jenë përball njëri tjetrit.