Home » , » Veseli përsëri lider, Tea, Alba dhe Fatjoni shkojnë në nominim

Veseli përsëri lider, Tea, Alba dhe Fatjoni shkojnë në nominim

Big Brother Albania 8  :  Banorët tashmë kanë përfunduar së dhëni nominimet e tyre në dhomën e rrëfimit. I fundit që jep nominimet e tij është Veseli. Këtë herë ai ka në dhomën e rrëfimit një tjetër zarf. Ledioni i kërkon që ta marrë për ta lexuar në dhomën e ndenjies në prani të të gjithë banorëve. Veseli shkon pranë banorëve të tjerë dhe lexon zarfin. Për herë të tretë, publiku në facebook ka votuar përsëri Veselin si lider të shtëpisë për javën që vjen.

Banorët qeshin sepse nuk e besojnë një gjë të tillë, por nga serioziteti i veselit kuptojnë se është e vërtetë. Xhensila bën shaka duke thënë se ai ka marrë abonim për të qenë lider i shtëpisë. Ndërkohë ka ardhur edhe fundi i spektaklit të sotëm dhe përpara se të hapet televotimi dhe të përshëndetet me banorët Ledioni fillon t’u komunikojë emrat e banorëve që shkojnë në nominim.

Këtë javë në nominim shkojnë Tea, Fatjoni dhe Alba. Duke uruar që kjo javë të jetrë sa më e bukur për banorët dhe duke shpresuar që ata do të ndryshojnë sjellje pas kritikave që morën sonte, Ledioni mbyll spektaklin edhe për këtë natë.