Big Brother Albania 8 : Xhensila është shumë e mërzitur pas debatit me Fatjonin. Ajo mundohet të gjejë gabimin tek vetja e saj për reagimin që pati në debatin Fatjoni- Alba por nuk gjen. Tea i kërkon që të qetësohet dhe ti jap kohë Fatjonit pasi ai është ende nën presionin e kritikave të marra. “Ti nuk ke faj se e ke ndjere dhe e bëre. Ai ka qenë i tensionuar dhe nuk e ka vënë re gishtin atë ditë ndërsa tani e pa ne klip dhe e përdor për tu ç'tensionuar. Fatjoni ka nevojë të shfryhet pasi ndihet në faj dhe ti je i vetmi person që ai do vijë të shfryhet” i thotë Tea.Ajo ende nuk bindet dhe pse ajo vazhdon të mendojë se ka pasur shumë të drejtë në reagimet që ka bërë por nuk priste kurrsesi këtë sjellje nga Fatjonit. “Ti nuk ke faj fare, ai duhet të vijë të të kërkojë falje që e mendon kështu” shton më tej Tea si për ta lehtësuar pak Xhensilën.
Tea ndryshon bisedë për të shpërqendruar Xhensilën. Ajo i thotë se këtë javë do ta shijojë në maksimum. Xhensila kujton buxhetin e limituar dhe kritikon vetën që ka blerë cigare në vend të ushqimeve bazë.
Eleonora nga ana tjetër flet me Veselin dhe Albën. Ajo shpreh se këtë javë ndër të nominuarit sheh jashtë Fatjonin.