Home » , » Sqarimet për debatet e javës

Sqarimet për debatet e javës

Big Brother Albania 8  :  Java që lamë pas ishte e mbushur me debate të shumta të cilat gjeneruar në ngritje zëri, provokime të shumta, sharje, ofendime e fjalor banal. Banorët ftohen të shohin një klip ku janë përmbledhur një pjesë e debateve të kësaj jave. Pas klipit Ledioni i pyet banorët nëse mungon ndonjë gjë që nuk ka dalë në klip dhe ata shprehen se ka edhe shumë pjesë nga debatet të cilat nuk janë përfshirë në këtë klip.

Ledioni sqaron banorët dhe publikun se shumë pjesë nga debatet e tyre nuk janë përfshirë, për shkak të etikës dhe fjalorit të papranueshëm nga një pjesë e banorëve. Edhe pse atyre u është tërhequr vëmendje gjatë çdo spektakli, edhe këtë javë banorët kanë vazhduar që të shkelin etikën e komunikimit me njëri-tjetrin. Pas klipit nisin edhe sqarimet.

Ledioni pyet Eleonorën dhe Fatjonin nëse ata e shohin veten më superior se banorët e tjerë, pasi nëpër debatet e tyre kanë lënë të kuptohet një gjë e illë. Mirëpo si Eleonora, ashtu edhe Fatjoni nuk e pranojnë një gjë të tillë, por mundohen të sqarojnë debatet që kanë pasur këtë javë mes tyre.
Po ashtu edhe Kristi përpiqet të sqarojë ofendimet për Albën duke u justifikuar se ka dëgjuar vetë Albën që të flasë për një jetë të shthurur, por kjo gjë nuk mund të pranohet. Mira Kazhani, opinionistja e spektaklit e komenton sjelljen e Kristit si një mënyrë loje për të marrë votat e pjesë fanatike të shqiptarëve.
Alba thotë “më vjen shumë inat sepse përdoret jeta ime jashtë, kur asnjë nga këtë nuk e njohin fare se kush është Alba jashtë Big Brother”. Në këtë mënyrë diskutimet vazhdojnë për një kohë shumë të gjatë.