Fabiani e ka shumë të vështirë që të përgjigjet i pari dhe thotë se: “Femra është një qenie shumë e brishtë, është një mrekulli dhe pavarësisht se sa ato mund të na fyejnë, ne meshkujt duhet të jemi të kujdesshëm me to. Femra ka nevojë për shumë përkushtim që të kalojë çdo ditë e të jetës e lumtur”.
Kësaj teme i bashkohet dhe Kristi me Veslin. Tea është e interesuar të dijë mendimin e gjithsecilit dhe i pyet me radhë. Kristi e kthen të gjithë bisedën në humor por Tea nuk e lejon. Ajo këmbëngul që të marr një përgjigje serioze prej tij. “Ai thotë se femra është shumë e shenjtë. Ajo ka nevojë për besim, respekt dhe dashuri dhe me këto të terja vjen dhe siguria” jep mendimin e tij Kristi.
Këndvështrimi i Fisnikut për femrën bashkohet me mendimin e një njeriu që ai njeh. Ata thonë: “femra është qenie e mrekullueshme që ecën mbi re, që adhurohet nga të gjithë edhe që i do të gjithë”.Sapo ai përfundon Fabiani i kërkon një mendim të tijin dhe jo ato që lexon nëpër libra ndërsa Kristi i thotë se është në të njëjtën linjë me mendimet e tyre.
Veseli bashkohet më të gjithë nga pak. Ai shpreh se femra në sytë e tij është një qenie e brishtë dhe se ajo ka nevojë për kujdes, respekt, dashuri, vlerësim. “Nuk po e zgjas më shumë pot po them se femra ka nevojë për përkushtim. Me përkushtim nënkuptohet gjithçka” përfundon mendimin e tij Veseli.
Kur meshkujt përfundojnë mendimet e tyre, Tea merr fjalën. Ajo u thotë se mashkulli pa femrën është një hiç. “Femra është ajo që nxjerr të mirën tuaj. Femra ju mbledh” përfundon ajo.
