Home » , » Zhurma e disqeve shoqëron darkën e banorëve

Zhurma e disqeve shoqëron darkën e banorëve

Big Brother Albania 8  :   Bisedat në shtëpinë më të famshme në Shqipëri shoqërohen me zhurmën që bëjnë disqet të cilat duhet të formohet me sa më pak lëvizje të jetë e mundur “Kulla e Hanoi”. Tea , Veseli, Fisniku, Kristi dhe Fabiani vazhdojnë të diskutojnë për “Femrat”.Pas mendimeve të gjithsecilit prej tyre, Veseli pyet Tean nëse beson në dashuri me shikim të parë. Ajo përgjigjet se beson dhe pse asaj nuk i ka ndodhu ndonjëherë.

Mendimet e tyre kanë pika të përbashkët por dhe kundërshtime. Alba dhe Eleonora janë në gjumë ndërsa Fatjoni dhe Xhensila po praktikojnë lojën. Të gjithë banorët kanë arritur në 63 lëvizje minimale për të formuar “Kulla e Hanoi”. Ata po mundohen që numri i lëvizjeve të jetë dhe më i vogël se kaq.

Fabiani i bashkohet lojës por dhe ai nuk po mundet që të formoi “Kulla e Hanoi” me në pak lëvizje. Ata mundohen të bëjnë llogari por më kot. Dita e sotme ka qenë shumë e lodhshme dhe e ngarkuar me debate. Ata shkojnë të qetësohen dhe të vazhdojnë ditën e nesërme me lojën.

Banorët bëhen gati për gjumë. Fisniku dhe Tea flasin dhe për pak minuta mbi dashurinë me shikim të parë. Ai e pyet nëse ajo vërtet beson në dashuri me shikim të parë. Tea dhe pse pak më parë tha që nuk i ka ndodhu një gjë e tillë, Fisnikut i rrëfen se lidhja e saj ka qenë pikërisht nga një dashuri me shikim të parë. Ajo tregon historinë e saj dhe më pas flenë.

Dita e lënë pas tashmë nisi me një mëngjes ironik,vijoi me debate të ashpra,pasoi nga përkushtimi për lojën e javës dhe përfundoi me një histori dashurie më shikim të parë, treguar nga Tea