Home » , » Fisniku me përqafimin e Teas por pa shoqërinë e Eleonorës

Fisniku me përqafimin e Teas por pa shoqërinë e Eleonorës

Big Brother Albania 8  :   Fisniku nuk gjen paqe me veten. Ndryshe nga të tjerët ai diskuton marrëdhënien e tij me Eleonorën, herë me Fabianin dhe më pas me Tean. Fabiani i thotë se ai e ka tepruar me Eleonorën dhe se ajo nuk ia ka përmendur njerëzit e tij për keq, përkundrazi. Fisniku pas kësaj kalon tek debati i Albës me Kristin. “Kristi e teproi” thotë ai. Asnjë prej banorëve nuk kanë qenë dakord me fyerjen që Kristi i ka bërë Albës.

Tea pas përqafimit me Veseli pasi doli shumë mirë në provat që po bëjnë për lojën e javës ,drejtohet tek Fisniku. Fabiani i lë vetëm. Fisniku fillon ta pyes se si e ka parë ajo debatin me Eleonorën. “Kam përshtypjen që Noa çdo gjë e thotë për të të nxjerr ty keq dhe kjo nuk më pëlqen” i shpreh ajo. “Unë mendoj që ju jashtë kësaj shtëpie do sqaroni gjithçka dhe do jeni shumë miq bashkë” shton Tea. Fisniku i kërkon përqafim. Dhe pse ajo ngurron në fund dorëzohet.

Pjesa tjetër e banorëve vazhdojnë të ushtrohen për lojën e javës. Ndërsa Alba është ndier shumë e lodhur dhe ka shkuar të flejë.