Home » , » Kush ja ka trazuar gjumin Veselit

Kush ja ka trazuar gjumin Veselit

Big Brother Albania 8  :   Banorët janë të gjithë në gjumë. Veseli pati një diskutim të gjatë me Tean nëpërmjet “Cupid Eleonora”. Vështirë të përcaktohet se çfarë e ka bërë djalin nga Prizreni të jetë i shqetësuar.

Gjatë spektaklit për të pati një surprizë, një letër nga nëna e tij, ku ai u emocionua shumë. Java e lënë pas, ka qenë shumë e ngarkuar për të, e shoqëruar me debate të ashpra dhe fyese, nga Fatjoni dhe Kristi.

Veseli mundohet të fle kur të gjithë banorët janë në gjumë, ai shtrihet në krevat, por diçka e shqetëson dhe nuk po e zë gjumi.

Ai duket që nuk është i qetë, qëndron i ulur në krevat dhe duket se diçka po e bluan nga brenda. Pastaj, shtrihet serish në krevat në kërkim të gjumit të trazuar, se kush ja ka trazuar gjumin Veselit nuk e dimë, presim ta shohim në vazhdim...