Fisniku e kundërshton duke i thënë që të mos flas me shumë siguri pasi jetës nuk i dihet se si të vjen dhe mund të jenë rrethanat që e detyrojnë abortin. Tea nuk pranon asnjë justifikim. Ajo thotë se është e gatshme ta rris vetëm një fëmijë dhe nuk do ta abortonte kurrë.
Ata flasin gjatë dhe tregojnë eksperiencat e tyre kur kanë dyshuar se mund të bëheshin prindër. Pas kësaj bisede Fisniku i kërkon përqafim Teas,ajo i përgjigjet ftohtë dhe shkurt që nuk do. Ai preke nga kjo sjellje dhe e pyet përse. “Sepse buzëqeshja ime është keqkuptuar dhe kjo ngaqë unë nuk kam ditur si ta mendojë dhe të sillem” thotë ajo. Fisniku i kërkon shpjegime të mëtejshme por Tea nuk do të flas më tej dhe vendos që të flejë.
