Xhensila shkon për të fjetur ndërsa Fabiani ngrihet dhe shoqëron Kristin. Ata si gjithmonë kujton mes të qeshurash pjesë nga lojërat që Vëllai i Madh u jep. Ajo që më shumë u ka ngelur në mendje është loja e javës që lanë pas. Shigjetat janë kryefjala e natës së sotme. Fabiani i kërkon që të shkojnë të zgjojnë banorët duke u thënë se do ikin në fushë për provën e shigjetave.
Kristi nuk e mendon dy herë. Ai futet në dhome dhe fillon të numërojë banorët. Të gjithë janë në gjumë. Veseli duket se vazhdon të flas përçart. Kristi i afrohet dhe i thotë: “O Vesel..o Vesel.. o Vesel do ikim të luaj me shigjeta se u hap dera”... Fabiani qesh ndërsa Alba zgjohet dhe i kërkon që t'i lërë të flenë. Pas kësaj ai kujton që të marrë makinën e qethjes dhe shkon tek Tea. Ai bën sikur do ta qeth.
Tea ndjen dhe i kërkon që të flejë gjumë. Kristi i afrohet Albës por dhe ajo i kërkon që ti lërë të qetë. Fabiani e shoqëron me të qeshura. Banorët janë në gjumë dhe kërkojnë qetësi. Kristit i ngelet tu bashkohet. Në shtëpinë më të famshme në Shqipëri bie qetësia duke i lënë vendin ditës që vjen pas.
