Home » , » Fabiani mendon se shtëpinë e lë Fisniku

Fabiani mendon se shtëpinë e lë Fisniku

Big Brother Albania 8  :  Eleonora nuk ndihet mirë. Alba i qëndron afër dhe shkon ti përgatis çaj. Ata kalojnë orë duke biseduar dhe bërë shaka me Veselin i cili është në gjumë dhe flet përçart. Kristi u kërkon që ato ta ngacmojnë. Eleonora nuk pranon. Fabiani i ngacmon për cigare. Ai kërkon qumësht kundrejt cigareve. Ndarja e buxhetit mes dy bandave, ku disa kanë blerë më shumë ushqime dhe disa më shumë cigare sjell në shtëpi situata gazmore. Ata kërkojnë të shkëmbejnë më njëri-tjetrin çdo gjë që nuk e kanë.

Fatjoni dhe Xhensila bëhen gati të flenë. Si gjithmonë ata e vënë në gjumë njëri-tjetrin mes përqafimesh,puthjesh,ledhatimesh. Nata pasiononte për ta sapo ka nisur. Ndryshe është situata për Fisnikun dhe Ten. Ai si gjithmonë gjen mënyrën për të biseduar me të dhe pse jo për gjëra që u përkasin të dyve. Ata flasin për jetën në Shqipëri dhe Itali.

Fabiani,Eleonora dhe Alba dalin në oborr. Ata pinë cigare dhe flasin se kush mund të largohet këtë javë. Eleonora thotë që Fatjoni dhe Fisniku janë të rrezikuar,Albën ajo nuk e sheh në rrezik. Fabiani mendon se del Fisniku. Ai thotë se Fatjoni dhe Alba janë shumë të fortë. Ndërkaq ata fillojnë të kujtojnë ditët e burgut. Eleonora kujton Stilianin.