Home » , » Fillon spektakli

Fillon spektakli

Big Brother Albania 8  :   Banorët si zakonisht janë mbledhur në dhomën e ndenjies, përballë monitorit. Ndërkohë Ledioni ka hyrë tashmë në studion e spektaklit dhe pasi përshëndetet me publikun, Opinionisten, ish-banorët, kërkon lidhjen me shtëpinë dhe përshëndet banorët.

Kjo javë ka qenë e mbushur me debate të shumta që kanë gjeneruar në sharje, ofendime dhe me një fjalor të rënduar nga një pjesë e mirë e banorëve. Kanë ngelur vetëm dy javë nga finalja e madhe dhe loja sa vjen dhe bëhet më e fortë. Këtë javë në nominim kanë qenë Veseli, Fabiani, Tea dhe Kristi. Pas përshëndetjes Ledioni i pyet se si ia kanë kaluar ata këtë javë dhe më pas për arsyen se përse duhet të vazhdojnë të jenë akoma brenda shtëpisë.

Tea thotë se ajo duhet të rrijë brenda shtëpisë sepse ka akoma gjëra për të treguar dhe për të dhënë për publikun. Veseli thotë se ai dëshiron që të vlerësohet për atë që ka dhënë pavarësisht se ka hyrë shumë vonë në shtëpi, por nëse nuk e duan atëherë e mirëpret daljen. Publiku do të vendosë se cili prej katër të nominuarve do të lërë përfundimisht shtëpinë sonte.