Home » , » Përplasje për ndarjen e buxhetit

Përplasje për ndarjen e buxhetit

Big Brother Albania 8  :   Banorët po diskutojnë me tone të larta për ndarjen e buxhetit. Nga prova e bandave, buxheti u përcaktua që do jetë i ndarë 50% banda e Robi Hudit dhe 50% banda e Notinghamit. Dje kur buxheti u lexua nga Veseli, u përcaktua qartë se ata duhet të shkruanin të ndarë listën e produkteve.

Veseli debaton me Kristin, sepse sipas Kristit, lideri duhet t’i sqaronte me mirë sesi do të bëhej ndarja e buxhetit. Veseli kundërshton duke i thënë që “të sqarova që dje kur lexova buxhetin”.

Veseli sqaron Kristin që Robin Hudi dhe Sherifi i Notinghamit, duhet të përgatisin listën me produkte, por ti nuk e bëre. Kristi i tregon Veselit, se si lider që është, ai nuk di ta bëj aspak detyrën.

Veseli kundërshton “të sqaroj letra e buxhetin jo unë personalisht, por ti nuk do ta marrësh vesh”. Fatjoni i tregon Veselit se ai nuk ka qenë shumë i qartë dje, ku ai e ka pyetur nëse mund të merrnin nga produktet e njëri-tjetrit, Veseli i është përgjigjur, po. Fatjoni i thotë Veselit që “ti nuk na ndalove të na thoshe që nuk na lejohej të merrnim nga produktet e njëri-tjetrit”.

Kristi që po dëgjon diskutimin i thotë Fatjonit që “Veseli as vet nuk e ka kuptuar mirë, sesi do të bëhej ndarja e buxhetit”. Në diskutime marrin pjesë pothuajse të gjithë banorët. Fatjoni ngacmon Albën duke i thënë “si do ia bëj ajo sepse, Sherifi do i var në qaf cigaret dhe nuk do t'i jap asnjë”. Alba e injoron Fatjonin duke mos i kthyer fare përgjigje.