Fatjoni duke ditur këtë ndarje ngacmon Albën, sepse ajo është shumë e varur nga cigarja. Alba është me Veselin dhe është e shqetësuar, sesi mund t’ia dal pa cigare. Fatjoni ulet pranë saj dhe e ngacmon duke i thënë “o yll i Big Brother si ta bëri dëmin banditi yt, si do ja bësh, sepse ti nuk rri dot pa cigare”?
Aty afrohet dhe Fabiani, ku Fatjoni me ironi i thotë “ke për t’u shembur me cigare daje, se nuk të shihja dot, kur thoshe cigare fundit”.
Fatjoni i tregon Fabianit, se Alba i ka thënë që t’i fal 80 cigare, Fatjoni shprehet me ironi “si mund t’ia fal unë 80 cigare asaj, se është njëri i mirë, se ka shpirtin e bardhë”. Alba që dëgjon me vëmendje i tregon Fatjonit, se ajo po kërkon atë që është pjesë e buxhetit të saj.
Fatjoni me ironi i tregon Albës që ajo është shumë e dobët dhe nuk i bën mirë të konsumoj shumë cigare. Alba i tregon Fatjonin se “me këto lojëra që po bëhen dalin në pah fytyrat e vërteta, sepse deri dje ju bënit si shpirt i mirë, hajde bëjmë buxhetin bashkë, tani që doli që buxheti është veç, ju thoni sa mirë ne kemi, ju s’keni”. Alba më behët qejfi, sepse maskat dalin një ditë dhe sot doli fytyra juaj vërtet.
.jpg)