Home » , » Çfarë u ka bërë Tea djemve?

Çfarë u ka bërë Tea djemve?

Big Brother Albania 8  :   Tea lëviz nëpër shtëpi dhe merret me punë të ndryshme. Eleonora është banorja e radhës që zgjohet herët, pas Teas. Ajo del në oborr si zakonisht për të pirë kafenë e mëngjesit, ndërsa Tea lan enët. Minutat kalojnë dhe i zgjuari i radhës është Fatjoni. Ai del në kuzhinë dhe nis të ngacmojë me shaka Tean për raportet e saj me djemtë e shtëpisë.

Duke u nisur edhe nga fakti se Kristi është djali i fundit që i ka kërkuar Teas të krijojë një lidhje me të dhe këtë banorët e panë në një nga kripet e së shtunës, Fatjoni i thotë Teas “po çfarë u ke bërë djemve që i marrose të gjithë”. Tea qesh dhe i thotë “nuk e di, unë nuk kam bërë gjë”. Tea i thotë Fatjonit se nga njëra anë kënaqet me ngacmimet e djemve, por nga njëra anë ndjehet e lodhur prej tyre. Fatjoni i thotë se është ajo që e ka në dorë situatën dhe mund të sillet si të dojë me djemtë.

Të dy qeshin për disa minuta dhe bëjnë shaka mes tyre. Më pas Fatjoni shkon përsëri në dhomën e gjumit ku të tjerët vazhdojnë të flenë, ndërsa Tea vazhdon të merret me punët e shtëpisë.