Big Brother Albania 8 : Publiku ka vendosur se cili prej banorëve do të lërë përfundimisht shtëpinë. Si zakonisht leximi i zarfit nis me banorin që i shpëton i pari eliminimit, por emrat e banorëve nuk janë të radhitur sipas numrit të votave që kanë marrë. Këtë javë përveç Albës dhe Kristit, të gjithë të tjerët kanë qenë të televotim.I pari që i shpëton eliminimit edhe për këtë javë është Eleonora dhe pas saj Tea, Veseli, Xhensila, Fatjoni, Fabiani. Mes Fisnikut dhe Milenës, publiku ka vendosur që kjo e fundit të largohet nga loja sonte duke mos i rezistuar më gjatë nominimit të përhershëm.
Milena përcillet me banorët dhe niset drejt studios së spektaklit. Ledioni ndërkohë shpall votimin për lider të shtëpisë në facebook.