Kristi i tregon Teas se e pëlqen vërtetë atë, Tea shprehet se nuk e beson, kur Kristi e pyet sesi mund ta vërtetoj, Tea shprehet duke qeshur që më mirë mos ta vërtetoj fare.
Kristi i shpreh Teas që “e ka shumë seriozisht, ai nuk do që ta vërtetoj këtu brenda, por jashtë atë që realisht ndien për të”.
Tea i tregon Kristit që nuk e ka kuptuar, që ai ka vërtet ndjenja për të dhe mendon se ai po tallet. Kur Tea pyet Krisin se kur e kuptoi që ai ushqente ndenja për të? Kristi përgjigjet që nuk ndodhi direkt, por e kuptoi dita-ditës.
Kristi i tregon Teas që “ai ka ngacmuar pothuajse të gjitha gocat e shtëpisë, dhe këtë e kanë të dëgjuar të gjithë në shtëpi, por e kam bërë kot për lojë, me ty nuk e kam bërë asnjëherë, sepse është diçka ndryshe, është diçka e vërtetë”. Kristi vazhdon duke i thënë Teas që “nuk tallem me ty, ti ke të drejtë të mendosh çfarë të duash, por kjo që po të shpreh është e vërtetë, po të isha në nominim do kishe të drejtë të mendoje, që po e beja për të shpëtuar nga nominimi, por jo është e vërtetë.
