Home » , » Alba merr dhuratë lule nga Diedoni, Veseli është lideri i javës

Alba merr dhuratë lule nga Diedoni, Veseli është lideri i javës

Big Brother Albania 8 :   Ledioni fton Albën të shkojë në dhomën e rrëfimit. Aty ndodhet një buqetë e madhe në formë zemre me trëndafila të kuq dhe një dedikim “Për Albën time”. Alba sapo nuhat trëndafilat thotë “të vdes, parfumi i Diedonit”. Ajo thotë se tashmë ka ngelur pa fjalë dhe duke dalë thotë “të dua”.

Bashkë me lulet ndodhet edhe një zarf të cilin Ledioni i kërkon Albës që ta maeeë e ra lexojë te banorët e tjerë në dhomën e ndenjies. Pasi shkon aty, Alba hap zarfin në të cilin shkruhet se publiku ka vendosur nëpërmjet një sondashi të hapur në facebook se këtë javë lider i shtëpisë do të jetë Veseli.

Veseli duket i kënaqur me publikun dhe rikujton se gjatë javës ka thënë se do të pranonte të ishte përsëri Lider i shtrëpisë, vetëm nëse zgjidhej nga publiku.