Big Brother Albania 8 : Dita e sotme nuk ka qenë e lehtë për Veselin. Ai ka qenë qendra e debateve gjatë gjithë javës. Fakti që është zgjedhur disa herë lider i shtëpisë ka sjellë jo pak xhelozi tek banorët. Këtë javë ai është në nominim dhe ky fakt e ka bërë Fatjonin dhe Kristin që ta sulmojnë më shumë. Djali nga Prizreni ka treguar durim ndaj ofendimeve dhe i qetë ndaj provokimeve të banorëve të tjerë.Veseli sot ka marrë provokimin e radhës nga Fatjoni por mesa duket mos reagimi i tij ka sjellë një reagim jo të mirë të Fatjonit. Eleonora nuk ka qenë prezentë gjatë këtij debati që ka gjeneruar deri në banalitet nga Fatjoni. Veseli i tregon të gjithë situatën dhe i shpreh se ende nuk e ka kaluar atë moment. Ai nuk ka reaguar aspak kundrejt Fatjonit dhe kjo gjë e ka bërë që të mbaj në vetë shumë presion. Veseli pret vendimin e Vëllait të Madh.
Nuk kalon shumë dhe Veseli kërkon që të dal në oborr. Ai nuk po mundet më të mbaj lotët. Ofendimet e Fatjonit kanë qenë të papërballueshme por ai ka mundur të frenojë veten. Eleonora e përqafon dhe mundohet që ta qetësojë. Ajo më herët i ka shprehur se është shumë krenare për reagimin e tij.