Home » , » Marrëveshje për cigare, Alba kundër

Marrëveshje për cigare, Alba kundër

Big Brother Albania 8  :  Në shtëpi në çdo cep të saj po diskutohet veç për cigare, Alba është me Kristin dhe po i rrëfen atij që nuk duhet t’i japin kaq shumë rendësi pjesës së cigareve. Kristi i tregon Albës që “do t’i propozoi një marrëveshje grupit të Sherifit dhe nëse arrijnë të bien dakord ato cigare që do marrë nga pjesa e tij e buxhetit, do t’i konsumoj me të gjithë bashkë”.

Alba i tregon Kristit, që nuk mund të bien në marrëveshje, duke këmbyer ushqimet me cigaret. Eleonora dëgjon bisedën midis Kristit dhe Albës dhe u thotë atyre që “ata nuk mund t’ju vënë kushte atyre sepse ata i kanë në dorë duke patur cigare”.

Alba shprehet se “nuk duhet t’ua lejojmë që të na përdorin”. Eleonora e acaruar i tregon Albës që ka ardhur dita që duhet ta pranoj dhe humbjen. Kristi tregon që do japi pjesën e tij dhe do marrë cigare edhe Eleonora, pohon që edhe ajo do bëj të njëjtën gjë. Alba kundërshton duke thënë “pse duhet ta shesim veten për cigare”. Eleonora kundërshton duke thënë që “ajo ka pjesën e saj dhe mund të luaj si të dojë”.

Alba është kundra marrëveshjes, që të shes frutat e perimet te grupi tjetër, për dy cigare. Eleonora sqaron Albën që “në momentin që është humbëse është e kushtëzuar, por çdo njëri e zgjidh sipas mënyrës së vet”. Ajo ka zgjedhur që të bëj marrëveshje sepse është e detyruar.