Home » , » Fatjoni kërkon t’i vë kundër Fabianin, Eleonorës

Fatjoni kërkon t’i vë kundër Fabianin, Eleonorës

Big Brother Albania 8  :   Eleonora, Fatjoni,Fabiani, Xhensila dhe Tea janë në oborr.Fatjoni i thotë Eleonorës që ajo është munduar shumë t’i hap rrugë debateve me Fabianin dhe nuk e ka karikuar asnjëherë nervin me të”.

Eleonora i tregon Fatjonit që “Fabiani nuk ia ka ngacmuar asnjëherë nervin. Fabiani për mua është rast i humbur, siç jam dhe unë për Fabianin”. Eleonora shprehet “se Fabiani është personi më bonsens për mua. Eleonora shprehet se “Fabiani e ka të fituar debatin me mua në çfarë do lloj momenti”.

Eleonora i shpjegon Fatjonit që Fabiani nuk provokon debat. Fatjoni i tregon Eleonorës që “ajo e sheh Fabianin jo të aftë në komunikim që nuk debaton me të, ti deri diku e ke blerë Fabianin”. Fatjoni i tregon Eleonorës, që ajo ka shmangur Fabianin nga debatet sepse ka frikë nga reagimi i ashpër që ai mund të ketë me të.

Eleonora sqaron Fatjonin që Fabianin nuk e ka parë ndonjë herë të ashpër, ai kur ka reaguar ka patur të drejtë. Eleonora i kujton Fatjonit “se daja e vetmja herë që e ka ndezur fitilin ka qenë me ty”. Fatjoni vazhdon t’i meshoi idesë së tij se Eleonora e ka shmangur Fabianin, që mos të marrë prej tij ndonjë reagim të ashpër prej tij”.

Fatjoni i tregon Eleonorës që në raportin Eleonora-Fabiani, ai sheh disa grimca hipokrizie. Eleonora analizon Fatjonin duke i thënë këto gjera kuptova unë nga ty deri tani “që ti do të justifikosh sjelljet e tua me Fabianin, që më pas i nxore si keqkuptime. Je tepër vonë për të futur Fabianin në lojë. Eleonora i tregon Fatjonit që është shumë vonë duke bërë këto gjëra, sepse “ajo nuk bën lojë të pistë, por unë i bije ballit nëse shoh diçka”.