Big Brother Albania 8 : Eleonora, Fabiani dhe Fatjoni janë në kuzhinë. Fatjoni i tregon Fabianit që të gjithë që janë në nominim këtë javë janë më aktivë se ai, edhe Fabiani pohon në një fare mënyre duke u shprehur: “se Kristi po debaton me Eleonorën, Veseli po mbahet tek Tea, unë po dal si peshk këtu”.Në diskutim merr pjesë dhe Eleonora, ku tregon për debatin me Kristin. Eleonora shprehet duke thënë që “unë shpresoj shumë që Tea mos të ha ndonjë kokë mashkulli këtë javë”.
Fabiani shprehet që “nëse Veseli i shkon mbrapa Teas, këtë javë del daja”. Fabiani komenton sado që mund të duket si ndonjë ‘love story’ historia e Teas me Veselin, ai mendon se Tea është “bërë bajat me këto muhabete, sepse ajo duhet të diskutonte më shumë që të hapin sytë njerëzit që e shohin jashtë”.
Eleonora këshillon Fabianin që tani ka ardhur momenti, që ca persona këtu t’i vësh përballë që të nxjerrësh figurën tende, sepse nëse nuk e bën, do dalësh të shtunën.