Alba tashmë është përball Teas dhe e pyet se përse ajo nuk reagon dhe nuk jep një mendim të sajin gjatë debateve në shtëpi. Tea i rrëfen se ajo ka qenë kurdoherë prezent kur debatin e ka parë të vlefshëm për të ndërhyrë. Alba i kërkon vetëm një rast të vetëm se kur ka debatuar por Tea i thotë se jo të gjithë duhet të debatojnë me zë të lartë.
Alba nuk pranon justifikimin e saj. Ajo mendon se Tea duhet të jetë shumë prezentë në debatet se është e pamundur që të jetë 2 muaj në shtëpi dhe të mos debatojë. “Tea i kërkon që të qetësohet pasi në këtë mënyrë ajo e ka të pamundur që të debatoje. Alba nuk dëgjon , ajo vetëm flet dhe çdo fjalë e shoqëron me tone shumë të larta të zërit.
“ Unë nuk jam mësuar që të bërtas. Di të reagoj dhe pa bërtitur por zëri yt shumë i larët nuk të lejon që të dëgjo mendimin tim” i thotë Tea. Eleonora mbështet Tean duke thënë : “ çdo njeri ka mënyrën e tij për të debatuar dhe nuk do të thotë se ajo nuk debaton”.
Pas këtij debati të gjatë ndërhyn dhe Xhensila. Ajo pyet Tean: “ përse në këtë momente po e ngre zërin dhe kur duhet të debatosh jo” dhe pas kësaj Tea përgjigjet se Alba dëgjon vetëm veten e saj dhe se ajo është e detyruar që ti kthej përgjigje pasi në këtë rast po i drejtohet vetëm asaj dhe nuk është debat i përgjithshëm por përballje me të.
