Big Brother Albania 8 : Ledioni u komunikon banorëve se sonte do të hyjë një tjetër banor i ri. Ai u thotë se në kutinë e kuqe që ka qëndruar gjatë gjithë kohës në tavolinë, në dhomën e ndenjies, ndodhet mikrofoni i banorit të ri.Banorët nuk e besojnë një gjë të tillë dhe Ledioni fton Kristin që të hapë kutinë e kuqe. Brenda saj Kristi merr mikrofonin dhe Ledioni i kërkon që të shkojë në dhomën e rrëfimit për ta marrë ai banorin e ri.
Teksa shkon drejt dhomës së rrëfimit, Kristi mendon se bëhet fjalë për një ish-banor dhe jo për një banor të ri, por sapo afrohet i kënaqur zbulon identitetin e banorit më të ri. Ai është “AK” dhe është qeni i Kristit.
Kristi pasi luan për disa çaste me qenin e tij rikthehet në dhomën e ndenjies duke ua prezantuar banore qenin. Këtu mbyllet edhe spektakli për natën e sotme.