Home » , » Dreka i bashkon të gjithë

Dreka i bashkon të gjithë

Big Brother Albania 8  :   Drekën e sotme do ta gatuante Kristi. Kristi gjatë orëve të drekës ka biseduar gjatë me Tean dhe pastaj ka qenë pjesë e debatit me Veselin, Fatjonin, Eleonorën. Xhensila është ofruar dhe në bashkëpunim me Tean kanë gatuar drekën.

Duke ngrënë drekë, Eleonora do të dijë se pse Xhensila nuk ka qenë pjesë e debateve të forta. Alba po ashtu thotë se si është e mundur që Xhensila shkon mirë me të gjithë banorët, edhe me ata që kanë lënë shtëpinë e Big Brother. Xhensila i kthen përgjigje dhe thotë se mbas drekës ajo i fton të gjithë në debat. Eleonora mendon se mbase nga jashtë mund të duket se ajo është nën hijen e Fatjonit, i cili debaton me zë të lartë. Xhensila përgjigjet se ajo ka qenë e njëjta nga fillimi deri në fund. Gjithmonë ka diskutuar por me zë të ulët, nuk ka lënë asgjë pa sqaruar.