Home » , » “Veseli thyen tabutë”; Kristi dhe Fatjoni e provokojnë

“Veseli thyen tabutë”; Kristi dhe Fatjoni e provokojnë

Big Brother ALbania 8  :   Duke u nisur nga bisedat e ditëve të mëparshme, kur Veseli i ka thënë Fatjonit: “unë jam dashnorja jote” dhe bisedës së sotme ndërmjet Fatjonit dhe Eleonorës, ku sipas Fatjonit, Veseli nuk është mashkull, Kristi reagon.

Kristi sjell në oborr një palë mbathje të kuqe dhe i kërkon Veselit t’i veshë për të thyer tabutë. Veseli i përgjigjet Kristit duke i thënë që t’i mbajë në dorë, sepse ai ia arriti qëllimit, e bëri Kristin të mbështesë edhe njerëzit që janë ndryshe, homoseksualët.

Veseli dhe Fatjoni vazhdojnë debatin se cili nga ata është i vërtetë dhe cili ka rritur të dalë nga vetja. Veseli pretendon se Fatjoni e provokon, sepse nuk ia fal dot puthjen që Veseli i ka dhënë Xhensilës. Eleonora mendon se Fatjonit i është prekur egoja e tij prej mashkulli. Tani, meqenëse Veseli sipas Fatjonit është “dashnorja e tij”, i takon Fatjonit t’i kërkojë të falur se ai nuk e konsideron mashkull. Tani Veseli mund ta puthë lirshëm Xhensilën. Fatjoni duhet të vendosë nëse është i dashur i Xhensilës apo i dashuri i Veselit.

Debati midis djemve vazhdon duke ofenduar dhe ironizuar njëri-tjetrin.