Eleonora thotë se ajo debatet me Xhensilën i ka bërë përballë banorëve të tjerë, edhe sqarimet me i ka patur përballë të gjithë banorëve. Sipas Eleonorës, mënyra që ka zgjedhur Xhensila për t’u sqaruar ballë për ballë me personin që ka patur një debat nuk është një gjë e keqe por kjo i lë të tjerët të painformuar.
Alba ka patur një pikëpyetje dhe ky ka qenë shkaku i pyetjes së Eleonorës. Secili ka mënyrën e tij për të debatuar dhe për t’u sqaruar. Duke qenë në një ambient të përbashkët, disa sqarime janë të detyruar t’i bëjnë në sy të të tjerëve. Dy banorë që debatojnë dhe diskutojnë, nëse më pas sqarohen duhet ta kuptojë dhe pjesa tjetër e banorëve që të mos mendojë se ata banorë janë hipokritë nëse më pas rrinë bashkë.
Ka edhe një hipotezë tjetër, meqë Xhensila është e dashura e Fatjonit, të tre meshkujt e shtëpisë e respektojnë për këtë pjesë. Ky ka qenë një paralajmërim për Xhensilën. Fabiani thotë se Xhensila nuk i ka lënë hapësirë për debat. Veseli mendon se secili ka të drejtë të bëjë reagimet sipas interesova të tij. Alba thotë se sa herë ka debatuar me Fatjonin, Xhensila ka mbështetur Fatjonin. Sipas Eleonorës, Xhensila është lojtare sepse e vendos veten më përpara se Fatjonin.
Ndryshe nga Alba, e cila Diedonin e vendoste më lart se veten. Diedoni nuk ka ndërhyrë kurrë në debate ndërsa Xhensila ndërhyn dhe mbron ose mban një qëndrim përkundrejt Fatjonit. Eleonora mund të debatojë në çdo kohë me Fatjonin ndërsa me Diedonin nuk kishte rast të bënte një gjë të tillë. Veseli dhe Fabiani thonë se ata nuk rezervohen as të debatojnë dhe as të sqarohen me Xhensilën. Është mënyra që ka zgjedhur Xhensila të sqarohet ballë për ballë me secilin.
