Eleonora thotë se ajo ka një kornizë që kur ka hyrë dhe këtë kornizë e ka ruajtur akoma. Fakti se Fisniku i thotë Eleonorës që konfigurohet çdo pesë minuta do të thotë që ai nuk quhet më, ndërsa ajo po. Eleonora i thotë Fisnikut se ai nuk e njeh fare, dhe po të ishte pa karakter do të kishte dalë nga shtëpia.
Fisniku i kërkon Eleonorës t’i tregojë mbiemrin sepse ai është njëlloj si ajo. Ai e priste këtë moment por nuk i priste fjalët e Eleonorës në lidhje me puthjet e tij nëpër cepa. Fisniku vazhdon me ironitë e tij. Eleonora thotë se atë në shtëpi e mban çmimi i madh i Big Brother. Fisniku i përgjigjet se ajo është në depresion.
Eleonora e formulon historinë e Fisnikut dhe Teas si përfitim nga ana e Fisnikut. Ajo i thotë se ai po luan me figurën e Teas, kur e gjeti nën trysni i vodhi asaj një puthje. Eleonora vazhdon duke thënë se Tea e meriton të rri në shtëpi ndërsa ai jo. Ai po e vjedh dashurinë dhe nuk po dhuron. Arroganca që ka Fisniku e bën qesharak.
