Home » , » Tea i rrëfen Xhensilës ndarjen nga Fisniku

Tea i rrëfen Xhensilës ndarjen nga Fisniku

Big Brother Albania 8  :   Tea dhe Xhensila janë në dhomën e gjumit duke shkruajtur emrat e njerëzve të saj të dashur mbi një bluzë. Kristi i rri mbi kokë dhe përpiqet që t’i mbushë mendjen Xhensilës të shkruajnë dhe disa emra që do ai. Kristi shkruan mbi bluzë.

Pasi vajzat nuk ia varin Kristit, ai largohet dhe i lë vetëm. Tea e ka të nevojshme të flasë me dikë për atë çfarë i ka ndodhur sot dhe i tregon Xhensilës. Tea i ka thënë Fisnikut që nuk mundet të vazhdojë më. Xhensila do të dijë se si e ka pritur Fisniku këtë gjë. Fisniku nuk e ka pritur keq këtë vendim dhe Tea e dinte.

Ajo i kërkon Xhensilës ta ruajë si sekret sepse nuk do që të merret vesh nga banorët e tjerë.