Fatjoni i ka thënë Fabianit se do të ishte shumë bukur që ai të binte përsëri në dashuri, këtë herë me Milënën. Fabiani i është përgjigjur se ai nuk ka pse t’i përdorë historinë personale të cilën ia ka treguar vetëm Fatjonit. Fabiani i ka treguar njëherë Fatjonit për një dashuri të tij. Fatjoni vazhdon me shpjegimin për këtë situatë duke i thënë Fabianit se ai kur iu drejtua Fabianit nuk përmendi as emrin dhe as një detaj tjetër në lidhje me historinë e tij.
Fatjoni i ka bërë një pyetje Fabianit me qëllim të mirë, për t’i rritur vlerat me Milenën dhe për ta vënë në fokus. Fabiani i përgjigjet Fatjonit se ai nuk duhet ta sulmonte sepse ai gjithmonë e ka përkrahur si shok.
Fatjoni ngul këmbë se Fabiani nuk ka guxim që të pohojë se i pëlqen Milena dhe se gjatë spektaklit bëri rolin e viktimës. Këtu Fatjoni i referohet afrimit të Fisnikut me Milenën. Fatjoni thotë se ata kanë qenë shokë deri në një pikë kur kishin mendimet e përbashkëta. Tani që nuk kanë më të përbashkëta, nuk janë më shokë. Fabiani është bërë aleat me të tjerët dhe ata njerëz që nuk mbajnë një qëndrim, quhen burracakë.
Fabiani nuk është dakord me asnjë nga komentet e Fatjonit. Fatjoni në fund i dhuron Fabianit një lule, dhe i thotë se kjo është simbolika e raportit të tyre. Eleonora e cila ka qenë në rolin e dëgjueses e shpjegon këtë simbolikë si; Fabiani i ngul Fatjonit një thikë mbas shpinë ndërsa Fatjoni i dhuron atij një lule.
