Home » , » Mëngjes në Big Brother, Tea flet për takimin me nënën

Mëngjes në Big Brother, Tea flet për takimin me nënën

Big Brother Albania 8  :  Banorët pas natës së spektaklit, ku përjetuan emocione pafund kanë ndenjur zgjuar deri në orët e para të mëngjesit. Por, mëngjesi ka zbardhur edhe në shtëpinë më të famshme, ndërsa janë ndezur dritat dhe është vënë muzikë në sfond, banorët po zgjohen një e nga një. Banorja e parë që zgjohet është Tea, ajo pasi rregullon flokët, shkon në kuzhinë dhe bisedon me Eleonorën, e cila është zgjuar pas saj.

Tea i shpreh Eleonorës se “mami ka qenë shumë e mërzitur, ajo nuk ka qenë e mërzitur prej raportit me Fisnikun, por prej faktit që sipas saj kam ndenjur e mërzitur, ku unë realisht nuk kam ndenjur ashtu”. Tea i tregon Eleonorës që nuk ka ndenjur e mërzitur asnjëherë dhe ndaj është e habitur.

Tea i thotë Eleonorës që ka “ngelur e tronditur nga ato që çfarë i tregoi mami, që Fisniku e ka përdorur”. Eleonora kërkon të di edhe me tepër, ajo e pyet edhe për Veselin, se çfarë mendimi kishte mami? Tea shprehet se për Veselin tha që “kam shumë respekt për të”. Tea shprehet se “nuk do t’i tregoi Fisnikut, ato çfarë mori vesh, që ai e përdor”. Sipas Teas, Fisniku që mbrëmë i ka mbajtur distancë.