Big Brother Albania 8 : Sot është një ditë shumë e bukur pranvere dhe shtëpia më e famshme në Shqipëri është e mbushur me muzikë. Banorët kanë për t’u përballur me një sfidë tjetër. Mbrëmë në darkë ata kanë filluar të mësoj katër këngë të “Top Fest 12”. Edhe sot ata vazhdojnë të mësojnë tekstet dhe ritmin e këngëve.Banorët e ndarë në grupe ushtrohen kur në sfond është kënga e përzgjedhur për ta. Ndërkohë ata bëjnë edhe detyra të tjera në shtëpi. Milena me Fatjonin ushtrohen duke bërë punët e shtëpisë dhe duke kënduar këngën e Ermalit. Xhensila me Fabianin këndojnë dhe kërcejnë me këngën e Noizit. Eleonora këndon me zë të ulët këngën që e Albinës ka për të mësuar,
bashkë me Albën dhe Veselin.
Kristi, Tea dhe Fisniku ushtrohen dhe këndojnë këngën e Aslaidonit. Banorët kalojnë momente argëtimi ku përveç teksteve të këngëve mësojnë të bëjnë dhe lëvizje koreografike duke kënduar.