Home » , » Fajtoni akuzon Milenën se i ka marrë shokun

Fajtoni akuzon Milenën se i ka marrë shokun

Big Brother Albania 8 :  Fatjoni me Milenën janë në oborr. Ai disa herë e ka pyetur Milenën për Fabianin. Fatjoni do të dijë se si e la Fabianin dhe iku nga krevati. Fabiani nga ai krevat largoi Fatjonin. Fatjoni i ka thënë Fabianit: “Për një femër më largove nga krevati”!

Fatjoni pyet Milenën se si e vlerëson këtë lëvizje të Fabianit. Milena përgjigjet se Fabiani ka qenë i pari që i është afruar më shumë. Sipas Fatjonit, Fabiani e ka pëlqyer Milenën si njeri dhe ka parë një anë të mirë shpirtërore tek ajo. Fatjoni do të dijë nëse Milena e vlerëson këtë gjë të Fabiani sepse ai ia ka shprehur pëlqimin.

Milena thotë se ajo e ka sqaruar këtë situatë mes tyre. Fatjoni mendon se Milena nuk e vlerëson veprimin e Fabianit që largoi Fatjonin nga krevati dhe afroi Milenën. Ajo sipas Fabianit duhet ta vlerësojë si pozitive këtë gjë. Fatjoni e shikon si më të drejtë që Milena të flejë më Fabianin se sa të flejë me Albën. Nëse Milena do të bëjë një analizë të gjithë raportit të Fabianit me të dhe të asaj çfarë Milena ka me Fabianin deri tani, sipas tij ajo do të zgjidhte të flinte me Fabianin.

Fatjoni vazhdon duke analizuar situatën dhe thotë se ajo e ka lënë në hije Fabianin. Për Albën nuk ia vlen që të sakrifikojë një raport të bukur që mund të ketë me Fabianin. Fatjoni e këshillon që ta mendojë dhe njëherë këtë që sapo folën.