Home » , » Xhensila dhe Fatjoni vazhdojnë të mos flasin

Xhensila dhe Fatjoni vazhdojnë të mos flasin

Big Brother Albania 8  :   Banorët janë të gjithë zgjuar dhe pasi përfundojnë punët e tyre të mëngjesin dalin në oborr dhe nisin nga bisedat e tyre të zakonshme. Kështu Tea del në oborr dhe nis të bisedojë me Xhensilën. Në bisedë e sipër Xhensila i tregon se ajo dhe Fatjoni vazhdojnë të jenë të zëmëruar me njëri-tjetrin aq sa nuk flasin fare.

Xhensila i tregon Teas se Fatjoni ndërroi bateritë e të gjithë mikrofonëve të banorëve, ndërsa bateritë e mikrofonit të saj nuk i ndërroi. Tea duke qeshur i thotë se nuk kanë pse të mbajnë inat kot dhe madje i vjen për të qeshur teksa sheh sjelljet e tyre karshi njëri-tjetrit.

Më pas Xhensila i tregon një bisedë me Albën e cila i rrëfente se kishte biseduar me Eleonorën dhe kishte folur keq kundër Fatjonit. Tea e dëgjon dhe në fund i thotë “shokët gjeji gjithmonë më të mirë se vetja”. Teksa ato flasin, aty vjen Fatjoni i cili ulet pranë Xhensilës, por nuk i flet fare asaj.