
Alba dhe Eleonora dalin në oborr. Ato nuk po kuptojnë se çfarë po ndodh mes Veselit dhe Teas. Ata orë shkuar, trumbetuan se nuk kanë asgjë me njëri-tjetrin dhe se nuk po bëjnë asgjë për lojë, mirëpo afrimitetin e tyre orët e fundit, ato e lexojnë ndryshe.
Eleonora është e acaruar deri në pikën sa kërkon që të spostojë shtratin e saj në një vend tjetër. Pavarësisht kësaj, afrimiteti mes Teas dhe Veselit është shumë i dukshëm. Madje Tea nuk mund të qëndrojë aspak serioze teksa i thotë Veselit se ajo nuk e sheh për më shumë se të dashur. Është pikërisht kjo arsyeja që e bën Eleonorën të shprehet: “ajo nuk ka guximin të ketë një raport këtu brenda . Një për faktin se provoi me Nikun dhe nuk mundet më dhe e dyta se i druhet mënyrës se si mund të duket jashtë shtëpisë. Por jam e bindur se jashtë shtëpisë, këta do t'i japin fund të lumtur telenovelës të nisur këtu”.