
Big Brother Albania 8 : Çifti i vetëm i mbetur brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri ka nisur të luajnë më njëri-tjetrin. Lojë kjo që çon në diskutime xhelozie. Xhensila është bërë sërish xheloze sot për sjelljen e Fatjonit kundrejt Teas por ai mbrohet duke thënë se janë shumë ndryshe. “Unë nuk jam njësoj si ti. Nuk është tendencioze sjellja ime me Tean. Ty të kanë marrë të gjithë dhe të kanë hedhur në pishinë madje dhe kanë kaluar kohë të gjata me ty ndërsa unë thjesht e hodha. Pastaj ti ke qenë ajo që ke dashur të provosh nervin tim me meshkuj të tjerë dhe je ti që bënë të tilla sjellje, jo Xhensila Pere” shfryn Fatjoni.
Ai nuk ndal më kaq por vazhdon të thotë: “tendenca jote për të më bërë mua xheloz ka arritur që unë me atë person kam këtë raport. Ti i lë hapësira dhe unë arrij të humbas kontrollin dhe i them fjalë që s’duhen thënë atij personi. Ti më rri me surrat mua që bëjë sjellje pa tendencë”.
Xhensila vendos të mos flas. Ajo del në oborr dhe fillon të qajë. Veseli ndodhet aty dhe e pyet nëse mund ta ndihmojë. Ajo i thotë se është në një moment që nuk do donte të ishte. Ai e përqafon dhe e lë në qetësinë e saj.