Home » , » Tea largohet nga BB8, Vazhdojnë Alba e Fatjoni

Tea largohet nga BB8, Vazhdojnë Alba e Fatjoni

Big Brother Albania 8  :  Zarfi me emrin e të eliminuarit të natës së sotme ka mbërritur tashmë në studion e spektaklit. Banorët sapo dëgjojnë muzikën karakteristike, që shoqëron momentet e leximit të zarfit mbajnë qetësi të gjithë. Ledioni nis të lexojë zarfin si zakonisht duke e nisur me emrin e banorit që i shpëton i pari eliminimit.

Këtë javë në nominim ka qenë Tea Alba dhe Fatjoni. Banori i parë që i shpëton eliminimit është Alba. Midis Fatjonit dhe Teas, është kjo e fundit banorja që eliminohet nga gara sonte. Tea përshëndetet me banorët të cilët i japin porositë e tyre për ish-banorët. Duke i uruar banorët që të shijojnë këtë eksperiencë edhe për javën e fundit që u ka ngelur, Tea le shtëpinë dhe niset drejt studiove të spektaklit.

Rrugëtimi i Teas në Big Brother ndërpritet vetëm një javë përpara finales së madhe. Kështu Tea lë përfundimisht shtëpinë, ndërkohë Alba dhe Fatjoni vazhdojnë më tej aventurën e tyre.