
Fatjoni duke parë Eleonorën që përgatitet të dalë nga dhoma e gjumit pas përshëndetjes me të i thotë: “Si ma bëre gjumin sot zysha, pe ndonjë ëndërr të bukur”. Eleonora i përgjigjet “si zonjë kam fjet dhe në ëndërr pashë se ajo pula nuk ishte thjesht një pulë”. Gjatë darkës banorët kanë debatuar në lidhje me refuzimin e vajzave për të ngrënë një darkë me lekët e tyre.
Eleonora bashkë me Tean dhe Albën ishin banoret që refuzuan ofertën e Vëllait të Madh për të ngrënë një darkë të gjithë bashkë, por duke e paguar vetë. Për këtë ato u sulmuan nga banorët e tjerë të shtëpisë. Edhe këtë mëngjes Fatjoni dhe Eleonora flasin për këtë gjë duke hedhur batuta ironie në adresë të njëri-tjetrit.
Fatjoni vazhdon me ngacmimet duke i thënë Eleonorës “aman çfarë pe përtej asaj pule ti, më qafsh mua më thuaj”. Eleonora ia kthen po me ironi “akoma nuk e ke marrë vesh ti?!” dhe më pas shton “çfarë të them unë ore, ti e pe si ushqim, po unë shohë më larg, shohë se çfarë ka përtej asaj që ti shikon”. Më pas Eleonora i thotë se ajo mund të ketë humbur me zgjedhjen e saj për lojën, por me logjikën e saj ka fituar dhe Fatjoni i thotë “rëndësi ka që të jesh Ok, me veten tende”. Pas kësaj përgjigje Eleonora përplas dorën me Fatjonin dhe largohet duke i thënë “nuk dua të dëgjoj më se do prishësh kuptimin e asaj që sapo the”.
Eleonora vazhdon të merret me punët e saj të përditshme të mëngjesit, ndërsa Fatjoni fillon të ngacmojë përsëri Xhensilën për ta zgjuar nga gjumi. Banorët e tjerë vazhdojnë të flenë akoma.