Home » , » Fatjoni dhe Xhensila si lojtarë përballë njëri-tjetrit

Fatjoni dhe Xhensila si lojtarë përballë njëri-tjetrit

Big Brother Albania  8  :  Fatjoni dhe Xhensila ndodhen në dhomën e gjumit dhe për një kohë të gjatë bisedojnë me njëri-tjetrin për lojën e tyre brenda shtëpisë. Këtë herë ata diskutojnë se si mund të kishte qenë marrëdhënia e tyre si lojtarë, pa ndjenjën në mes.

Ajo që i thotë Xhensilës se do të kishte dashur që ata të dy të kishin debate të gjata. Ai pranon se ka provokuar limitet e banorëve në shtëpi dhe për këtë përmend Veselin dhe do të donte që të bënte të njëjtën gjë edhe me Xhensilën. Xhensila nga ana tjetër i thotë se ajo e ka të vështirë që të debatojë kundër Fatjonit vetëm për hir të lojës, sepse është i dashuri i saj dhe nga provokimet dhe debatet mund të dalë vetë e lënduar. “Në këto kushte që jemi tani, nuk e bëj dot sepse më dhemb, lëndohem” thotë Xhensila.

Fatjoni i shpjegon Xhensilës faktin se përse do të donte të përballej me të. “Kam parë nervin tënd kur i je kthyer Diedonit për një gjë fare të vogël dhe ia ke përmend gjithmonë, thashë se ti ke nervin që duhet për të bërë një debat të konsoliduar” thotë Fatjoni, ndërsa Xhensila i shpjegon se ajo vërtet që nuk lë askënd që ta prekë dhe ka guximin e duhur për t’iu kundërvënë kujtdo që e cenon, por asnjëherë nuk mund të bëjë debate me ulërima siç bëjnë një pjesë e banorëve këtë Big Brother.

Xhensila i tregon Fatjonit për debatin që pati me Albën ku ajo e quante arrogante. “Më tha arrogante se i ktheva kurrizin, por vërtet që nuk i duroj dot më ato ulërima” thotë Xhjensila dhe më pas i rrëfen Fatjonit se nëse nuk do të ishte në kushtet që janë, as sjelljen e Fatjonit kundrejt saj në debatin që bënë për puthjen me Veselin, nuk do t’i duronte.

Pas një kohe të gjatë bisede, Fatjoni i thotë Xhensilës “më kishte munguar shumë një bisedë e tillë me ty, vërtetë që u kënaqa”. Kështu ata e mbyllin diskutimin me njëri-tjetrin ndërsa Fatjoni bën shaka me Fabianin që ndodhet po në dhomë dhe të dy këndojnë në mënyrë qesharake duke kaluar kështu disa minuta argëtimi mes të qeshurave.