Home » , » Dita e princeshave, djemtë në shërbim të vajzave

Dita e princeshave, djemtë në shërbim të vajzave

Big Brother Albania 8  :  Eleonora mbrëmë ka shprehur një dëshirë, duke u thënë meshkujve të shtëpisë, që “kemi tre muaj këtu dhe nuk na keni shërbyer asnjëherë”.

Fabiani e mendon seriozisht këtë dëshirë të Eleonorës, duke i thënë edhe Fatjonit se çfarë do të bëjnë në shërbim të krijesave të bukura, ai ka shumë ide që do i vë në zbatim përgjatë gjithë ditës së sotme.

Vajzat sapo janë zgjuar dhe dalin në oborr, dhe po presin kafen dhe mëngjesin e shërbyer nga djemtë. Eleonora u tregon se është veshur bukur enkas për këtë gjë. Fabiani përgatitë kafet dhe mëngjesin gjithë delikatesë, që konsiston në banane me reçel, ndërsa Veseli dhe Fatjoni janë kamerierët në shërbim.

Vajzat janë të ulura në oborr dhe ndërsa meshkujt vinë me kafet dhe mëngjesin e tyre, ato shprehen se janë të kënaqura dhe djemtë janë shumë të mirë, që po u shërbejnë.