Veseli i shpreh se sjellja e tij e ftohtë vjen si pasojë e qëndrimit të saj dhe që nuk e ka pritur fare. “Më vjen keq që kam dal ndryshe nga ato që prisje por e kam bërë se kam ngelur e prekur. Unë çdo te Shtunë jam vënë në një pozitë të vështirë ku thuhej që Tea nuk është e qarte. Unë prisja që ti te thoshe se unë jam e qartë” i shpjegon Tea. Veseli i thotë se nuk ka qenë asnjëherë i qartë nga ajo.
Tea kërkon të dijë pse Veseli është i pa qartë. Veseli i kthen përgjigje me një pyetje: “çfarë kam bërë unë që ti ndjenjën time të mos e marrësh serioze?” ndërkaq Tea i thotë se ai ka qenë shumë i përqendruar tek ajo dhe nuk e ka besuar vërtetësinë e fjalëve të tij. Veseli e pyet sërish nëse tashmë është e sqaruar për faktin që ai ndjen dhe nuk luan. Tea përgjigjet se tashmë është e qartë por nuk kupton se çfarë e ka bërë që të ndjejë për të kur ai nuk e njeh.
“Raporti që unë kam me ty, ajo që unë ndjejë për ty më ka bërë mos të të shoh si konkurrente. Unë kam parë tek ti disa tipare që i dua tek një femër dhe të kam pyetur ty nëse do që të kemi një raport më shumë se konkurrent. Unë njëherë e mirë dua të kristalizojë raportin tonë. Dhe të kam thënë nëse e do apo jo? Ti nuk ke qenë e qartë. Ti duhet më thuash nëse do këtu brenda apo jo dhe unë di si sillem. Unë kam qenë i sinqertë dhe nuk të kam thënë që jam i dashuruar me ty” i shpreh Veseli
Tea kërkon që ai të jetë më i qartë dhe që të mund ti kthej përgjigje. “Unë nuk të shoh si femrat e tjera këtu dhe dua të njohë ndryshe. Dua të lidhem me ty dhe të të njohë më shumë se Tea e BBA 8” i thotë Veseli. Ai i sjell në vëmendje që për të nuk është gjithçka lojë.
Tea i shpreh se ajo nuk e njeh mirë Veselin dhe se ka parë në klipe si një prej banorëve që ajo e ka përdorur por kjo nuk është aspak e vërtetë. Ajo në fund të bisedës i kërkon Veselit që të njihen më shumë dhe duke filluar që nesër ajo e fton në bashkëbisedim. Veseli pranon. Ata shtrëngojnë fortë duart dhe i urojnë gjumë të ëmbël njëri-tjetrit.
