Home » , » Kristi: “Albën e kam inat”

Kristi: “Albën e kam inat”

Big Brother Albania 8  :  Kristi dhe Tea janë të dy në oborr dhe po diskutojnë për lojën dhe banorët. Tea shprehet se është e mërzitur me daljen e Fisnikut, duke thënë që “kisha krijuar një afrimitet, që nuk e kam me asnjë tjetër këtu në shtëpi”.

Teas shprehet se ethet e nominimit e kanë kapur që sot, Kristi mundohet ta qetësoj duke i thënë që “nuk del ajo, por do dal dikush tjetër”. Kristi dhe Tea vazhdojnë diskutimin edhe për banorët, por Kristi ndalet më së shumti tek Alba, ai shprehet se “Albën e ka inat”, kur Tea e pyet pse?

Kristi shprehet se “e kam marrë inat që në fillim, sepse reagimin e parë me të e pata kur hyra në shtëpi edhe Alba bënte si të ishte njëshi i shtëpisë, plus dhe sjellja e saj e saj i ka bërë shumë përshtypje”. Kristi mendon se Alba me sjelljen që bën është zero.

Dhe Tea komenton sjelljen e Albës duke thënë “se edhe asaj në fillim sjellja e Albës i dukej disi e çuditshme, por pastaj kemi folur dhe kam kuptuar që Alba ashtu është”. Kristi vazhdon duke komentuar Albën duke thënë që “duke parë sjelljen që ajo ka, nuk më pëlqen fare”.