Home » , » Veseli e Fatjoni bashkë në rrengje kundër të tjerëve

Veseli e Fatjoni bashkë në rrengje kundër të tjerëve

Big Brother Albania 8 :   Veseli tenton që të vërë në lo0jë Fatjonin, por duke parë që ai është zgjuar shkon dhe shtrihet edhe vetë të flejë. Pas disa minutash Fatjoni çohet dhe shkon në kuzhinë dhe bisedon me Eleonorën. Ashtu si Veseli edhe Fatjoni i thotë Eleonorës së do të bëjë rreng kundër banorëve që po flenë dhe në veçanti kundër Veselit i cili ka pak kohë që ka rënë përsëri në gjumë. Ai merr dy shishe plastike dhe shkon në dhomën e gjumit për të bërë zhurmë si zakonisht.

Fillimisht Fatjoni ndalet tek Alba dhe fillon të përplasë shishet plastike me njëra-tjetrën sipër kokës së saj, pasi Alba është acaruar dhe ka debatuar me dje3mtë për të tilla lojëra. Këtë herë Alba nuk reagon pasi ka thënë që nuk do t’i japë më rëndësi gjërave që bën apo thotë Fatjoni.

Fatjoni shkon edhe tek Veseli, por ky i fundit zgjohet dhe të dy edhe pse e nisën lojën kundër njëri-tjetrit, por përfundojnë duke bashkëpunuar në rrengje kundër banorëve të tjerë. Kështu Veseli përplas shishet plastike në mënyrë ritmike, ndërsa Fatjoni këndon në mënyrë qesharake duke u munduar të mbajë ritmin e “muzikës”. Ndërkohë që dritat nuk janë ndezur akoma.