Home » , » Fatjoni vazhdon rrengjet, Kristi “viktima” e radhës

Fatjoni vazhdon rrengjet, Kristi “viktima” e radhës

Big Brother Albania 8 :   Fatjoni vazhdon me rrengjet e tij. Ai shkon në kuzhinë dhe mbush kokën e tharëses me niseshte. Veseli shkon pas tij në kuzhinë dhe e sheh. Fatjoni i rrëfen se po mundohet të vërë në një tjetër lojë Albën. “Po mbush tharësen me niseshte se Alba do shkojë të rregullojë flokët me tharëse kur të zgjohet nga gjumi”.

Kështu, ai shkon dhe e vendos tharësen në vendin ku banorët thajnë flokët dhe më pas shkon përsëri në dhomën e gjumit, për të ngacmuar banorët dhe në veçanti, Albën. Në dhomën e gjumit janë ndezur dritat dhe muzika është në sfond dhe banorët po zgjohen më në fund.

Kristi pasi zgjohet shkon në tualet, aty gjen edhe Fatjonin, ai pasi lanë fytyrën dhe flokët kërkon t’i thajë me tharëse, por sa ndez tharësen niseshteja i përhapet në fytyrë. Fatjoni qesh me të madhe, ndërsa Kristi pyet se kush mund ta ketë bërë, Fatjoni vazhdon duke qeshur dhe preferon mos t’i kthejë përgjigje Kristit.