Big Brother Albania 8 : Alba menjëherë pas shpjegimit se si Eleonora e sheh marrëdhënien Fisnik-Tea-Vesel dhe strategjia e Fisnikut në lidhje më Tean, pyet këtë të fundit se çfarë ka dashur të thotë me: “ti më pëlqen por jo këtu,jashtë” thënë nga Tea për Veselin ,parë në një nga klipet që Vëllai i Madh ka bërë të mundur ta shohin dhe banorët në shtëpi.Alba ka qenë gjithmonë me dyshimet se Tea e pëlqen Veselin por ajo nuk e ka pranuar. Tea nis të shpjegojë këtë “deklaratën” që i ka bërë Veselit. Si fillim ajo e mohon që ka thënë një gjë të tillë por me ndërhyrjen e Fatjonit që përforcon pyetjen e Albës, ajo arrin të thotë vetëm që nuk e ka thënë në atë këndvështrim. “Unë nuk e pëlqej Veselin. As këtu dhe as jashtë shtëpisë” gati bërtet Tea dhe kujton se këtë gjë ia ka thënë dhe Veselit. Ajo del nga dhoma e gjumit për të mos u dhënë mundësin që të diskutohet më për këtë gjë.